Në timon, shpërqendrimi kushton jetë!

Bashkoju nismës “Heronj në timon”, prej qindra anëtarësh, të cilët zotohen të udhëtojnë pa shpërqendrime kur janë në timon. Email-et, rrjetet sociale, përgjigja ndaj një mesazhi dhe çdo gjë tjetër nuk vlen më shumë se jeta.

Cdo gjë tjetër pret!

ZOTIME TË BËRA

Faleminderit

individë janë pjesë e nismës “Heronj në timon”, bashkë me ty! Jeta është më e çmuara dhe meriton çdo vëmendje, sidomos në timon. Unë zotohem të udhëtoj gjithmonë brenda normave të lejuara dhe nuk do të shpërqendrohem nga telefoni apo pajisje të tjera. Përqendrimi im në timon është mburojë ndaj rreziqeve dhe aksidenteve. Beteja për rrugët e sigurta ka nevojë për mburojat e të gjithëve, për këtë arsye zotohem ta përhap nismën, sepse besoj se shoferët e përgjegjshëm janë heronjtë që kërkojmë. Bashkohu edhe ti! #PRET

Angazhimi yt është forca e kësaj nisme dhe zotimi yt është hapi i parë. Shpërndaje nismën në kanalet e tua dhe le ta bëjmë jetën më të sigurtë!

Ndaje me Shokët!

“Heronj në timon”

Nisma për të mos udhëtuar të shpërqendruar!

Misioni Ynë

Porsche Albania dhe Vodafone Albania e ndjejnë përgjegjësi sociale të japin kontributin e tyre për sa i përket sigurisë rrugore, duke patur per qellim uljen e aksidenteve rrugore

Sipas statistikave, shkak për më shumë se ¾ e aksidenteve bëhet shpejtësia  mbi normën e lejuar dhe përdorimi i smartphone-ve nga shoferët gjatë kohës që janë në timon. Për këtë arsye, Porsche Albania në bashkëpunim me Vodafone Albania ka iniciuar nismën “Heronj në timon”.

Kjo nismë synon të bëjë rrugët dhe drejtimin e makinës më të sigurtë, me ndihmën e shofereve të mjeteve dhe “superfuqisë së tyre”: Përqendrimi në timon, gjithmonë!

Për këtë arsye, brenda aplikacionit Makina ime është shtuar funksionaliteti “Heronj në timon”. Për cdo udhëtim ku përdoruesit e aplikacionit që kanë pranuar të jenë pjesë e nismës ecin brenda shpejtësisë së lejuar dhe nuk përdorin smartphone, do të shpërblehen me pikë dhe GB Falas.

Në fund të kësaj fushate, përdoruesit që kanë grumbulluar më shumë pikë do të kenë mundësinë t’i konvertojnë ato në smartphone dhe të bëhen fitues të tij.

Feature Screenshots

Disa imazhe digjitale të funksionalitetit.

Drive Safe – 1
Drive Safe – 2
Drive Safe – 3
Drive Safe Screen 1 – 1
Drive Safe Screen 1
Drive Safe Screen 2
Drive Safe – 9
iPhone 12, 12 Pro – 78
Drive Safe Screen 2 – 5
Drive Safe Screen 2 – 7

Video/Foto Sensibilizuese

#PRET

Heronjtë në timon nuk mbajnë telefon!

FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Si fillim ju ftojmë të bëni “Pledge”. Më pas mjafton të shkarkoni aplikacionin Makina ime në App Store ose Play Store onelink.to/makinaime. Pasi ta keni shkarkuar aplikacionin, duhet të krijoni profilin tuaj të përdoruesit, së bashku me regjistrimin e automjetit tuaj që keni në përdorim. Në momentin e regjistrimit, do të keni mundësi të zgjidhni nëse dëshironi të bëheni pjesë e kësaj nisme apo jo. Pas aprovimit tuaj, ju automatikisht bëheni pjesë e nismës “Heronj në timon” dhe aplikacioni do mund të llogarisë pikët që do grumbulloni, bazuar në sjelljen tuaj dhe km e përshkuara.

Përdoruesit do të fitojnë 1 pikë për cdo 100m të përshkuara brenda rregullave dhe do të humbasin 1 pikë për cdo 50m që përdoruesit thyejnë rregullat e qarkullimit. Shpejtësia e lejuar mesatare është 60-90km/h. Kjo nënkupton që për 2000m të përshkuara sipas shpejtësisë së lejuar, përdoruesi do të shpërblehet me 20 pikë. Për cdo 2000m të përshkuar, ku gjatë të cilave për 500m, përdoruesi ka tejkaluar shpejtësinë, do të shpërblehet me 10 pikë. Për cdo 2000m të përshkuara, ku gjatë të cilave 1000m ka tejkaluar shpejtësinë, do të shpërblehet me vetëm 0 pikë dhe në rast se për cdo 2000m të përshkuara, ka tejkaluar shpejtësinë mesatare, atëherë ai do të vlerësohet përsëri me 0 pikë. Kjo duke marrë parasysh që smartphone i tij nuk ka qënë në përdorim gjatë udhëtimit.

Listën e dhuratave e gjeni në brendesi të aplikacionit. Mjafton të shkarkoni aplikacionin Makina ime në App Store ose Play Store onelink.to/makinaime.

Në momentin që bëheni pjesë e nismës, përdoruesit e parë do të marrin automatikisht mundësinë e shfrytëzimit të GB. Në numrin e tyre të telefonit do të ju dërgohet kodi të cilin aktivizuesi mund ta aktivizojë në momentin që i nevojiten këto GB, duke e dërguar në numrin 7878.

Në rast se numri juaj nuk i përket kompanisë Vodafone, GB tuaja nuk digjen, por do të keni mundësinë t’ja dhuroni një miku ose një të afërmi, numri i të cilit i përket kompanisë Vodafone. Mjafton të ndani me ta kodin që do të ju  dërgohet me SMS dhe ata mund ta aktivizojnë kur të kenë më shumë nevojë.

Funksionaliteti është zhvilluar në mënyrë të tillë, që të jetë e pamundur që dy përdorues të kenë numër të barabartë pikësh. Në këtë formë, 20 fituesit e parë, që janë përfituesit e dhuratave, janë lehtësisht të evidentueshëm.

Nisma zgjat 6 muaj nga dita e parë e lancimit. 

Jo, duke qenë se një përdorues, ka një profil unik në aplikacionin Makina ime, ka mundësinë të përfitojë vetëm njëherë dhuratë, në momentin që renditet te 20 shoferët me sjellje më të mire në timon.

Përdorimi i smartphone gjatë kohës që je në timon është lehtësisht e evidentueshme nga busulla e smartphone-t tuaj.

Në momentin që jeni fitues, do ju vijë një lajmërim nga aplikacioni Makina ime, i cili ju lajmëron që jeni një ndër fituesit. Nëse hyni në profilin tuaj brenda aplikacionit Makina ime do të shfaqet mundësia për të tërhequr dhuratën. Dhuratën mund ta tërhiqni fizikisht pranë zyrave të Porsche Albania, Autostrada Tiranë-Durrës, km 7.

Çdo individ i cili është mbi 18 vjeç, zotëron patentë dhe ka një makinë në përdorim të regjistruar në aplikacionin “Makina Ime”, plotëson të gjitha kushtet për të marrë pjesë në këtë nismë.

Jo, udhëtimet jashtë kufirit shqiptar nuk llogariten, pasi aplikacioni njeh vetëm rrugët brenda kufirit shqiptar.

Në fund të kësaj nisme do të dhurohen 20 devices për 20 shoferët me sjelljen më të mirë. Njëkohësisht, çdo muaj 1000 pjesëmarrës në nismë do të shpërblehen me GB nga partneri ynë në këtë nismë, Vodafone.

Shoferët me sjelljen më të mirë llogariten në bazë të pikëve të grumbulluara gjatë gjithë periudhës 6 mujorshe.

Po, ka ndryshime mes dhuratave. Për të parë listën e dhuratave mjafton të shkarkoni aplikacionin Makina ime në App Store ose Play Store onelink.to/makinaime.

Aplikacioni “Makina Ime” është krijuar që prej vitit 2015 nga Porsche Albania,
kompania më prestigjoze në tregun automobilistik shqiptar,
me fokusin kryesor tek konsumatori,
lëvizshmëria dhe gjithë informacioni i nevojshëm që lidhet me të.

Zyra qendrore e shoqërisë në Shqipëri:

TIRANE AUT. TIRANE-DURRES KM 3 – MEZEZ

(+355) 04 240 74 30 makinaime@porsche.al