Si funksionon
“Makina të përdorura”?
Ju do të keni mundësinë të blini dhe shisni makina të përdorura të të gjitha markave. Nëse dëshironi të shisni makinën tuaj ose të gjeni një ofertë të mirë për një makinë të përdorur, funksionaliteti ynë i ri jua ofron të gjitha mundësitë që ju duhen.
Mjafton të krijoni një llogari në aplikacionin “Makina Ime”, ku do të gjeni funksionalitetin “Makina të përdorura” dhe me vetëm disa klikime, të ngarkoni foto dhe të plotësoni përshkrimin e makinës suaj për ta nxjerrë në shitje. Në këtë moment makina juaj që dëshironi të shisni do të publikohet në faqe dhe do të jetë e dukshme për të gjithë ata që janë duke kërkuar një makinë të përdorur.
Nëse jeni në kërkim të një makine të përdorur, në tregun e makinave në aplikacionin “Makina Ime”, do të gjeni të gjitha opsionet për makinën tuaj të ardhshme.
Në saj të filtrimit e keni më të lehtë gjetjen e makinës perfekte për ju. Gjithashtu do të keni mundësinë të rezervoni një kontroll për të verifikuar gjendjen e makinës tuaj.
PËRFITIMET E FUNKSIONALITETIT
“MAKINA TË PËRDORURA”:
-
Kontroll i verifikuar i makinës
-
Çmime konkurruese
-
Lehtësi në përdorim
-
Multifunksional
-
Eksperiencë e personalizuar
Kontrolli i verifikuar ofrohet nga Porsche Albania dhe është kontrolli i detajuar i të gjithë paramatrave të makinës duke ju ofruar një formular që tregon të gjitha detajet e makinës për t’i ofruar një arsye më shumë blerësit tuaj potencial. Ky kontroll është i rëndësishëm, sepse ofron një siguri shtesë për cilësinë e automjetit që ata po blejnë. Kontrolli i mjetit përmban informacione të rëndësishme si: gjendjen e përgjithshme të automjetit, kilometrazhin, historikun e kujdesit dhe mirëmbajtjes, si dhe informacione për gjendjen e pjesëve kryesore të automjetit. Ky kontroll është i dobishëm për blerësit që duan të sigurohen se po blejnë një automjet me cilësi të mirë dhe që do t’i shërbejë nevojave të tyre për një kohë të gjatë.
FAQ
Pyetjet më të shpeshta
Po, blerja dhe shitja e makinave në aplikacionin tonë është e sigurt. Ne kemi zbatuar disa masa për të mbrojtur blerësit dhe shitësit, nëpërmjet verifikimit të identitetit për çdo përdorues.
Krijoni një llogari në aplikacionin “Makina Ime”, hapni funksionalitetin “Makina të përdorura”, ngarkoni foto dhe plotësoni përshkrimin e makinës suaj. Pas publikimit, makina juaj do të jetë e dukshme për të gjithë ata që janë duke kërkuar një makinë të përdorur.
Në tregun e makinave në aplikacionin “Makina Ime” do të gjeni të gjitha ofertat aktuale. Përdorni filtrat (marka, modeli, viti i prodhimit, çmimi, transmisioni) për të gjetur më lehtë makinën perfekte për ju dhe rezervoni një kontroll për të verifikuar gjendjen e saj.