Tani tregu i makinave të përdorura është

NJE APP LARG

vetëm në Makina Ime APP

Faleminderit

individë janë pjesë e nismës “Heronj në timon”, bashkë me ty! Jeta është më e çmuara dhe meriton çdo vëmendje, sidomos në timon. Unë zotohem të udhëtoj gjithmonë brenda normave të lejuara dhe nuk do të shpërqendrohem nga telefoni apo pajisje të tjera. Përqendrimi im në timon është mburojë ndaj rreziqeve dhe aksidenteve. Beteja për rrugët e sigurta ka nevojë për mburojat e të gjithëve, për këtë arsye zotohem ta përhap nismën, sepse besoj se shoferët e përgjegjshëm janë heronjtë që kërkojmë. Bashkohu edhe ti! #PRET

Angazhimi yt është forca e kësaj nisme dhe zotimi yt është hapi i parë. Shpërndaje nismën në kanalet e tua dhe le ta bëjmë jetën më të sigurtë!

Ndaje me Shokët!

Si funksionon

“Makina të përdorura”?

Ju do të keni mundësinë të blini dhe shisni makina të përdorura të të gjitha markave.
Nëse dëshironi të shisni makinën tuaj ose të gjeni një ofertë të mirë për një makinë të
përdorur, funksionaliteti ynë i ri jua ofron të gjitha mundësitë që ju duhen.

Mjafton të krijoni një llogari në aplikacionin “Makina Ime“, ku do të gjeni funksionalitetin
“Makina të përdorura“ dhe me vetëm disa klikime, të ngarkoni foto dhe të plotësoni
përshkrimin e makinës suaj për ta nxjerr në shitje. Në këtë moment makina juaj që deshironi
të shisni do të publikohet në faqe dhe do të jetë e dukshme për të gjithë ata që janë duke
kërkuar një makinë të përdorur.

Dhe nëse jeni në kërkim të një makine të përdorur, në tregun e makinave në aplikacionin “Makina Ime“, do të gjeni të gjitha opsionet për makinë tuaj të ardhshme.

Në saj të filtrimit e keni më të lehtë gjetjen e makinës perfekte për ju. Gjithashtu do të keni mundësinë te rezervoni një kontroll për të verifikuar gjëndjen e makinës tuaj.

PERFITIMET E FUNKSIONALITETIT

“Makina të perdorura” :

   Kontroll i verifikuar i makinës

   Çmime konkurruese

   Lehtësi në përdorim

   Multifunksional

  Eksperiencë e personalizuar

  Kontroll i verifikuar:

Kontrolli i verifikuar ofrohet nga Porsche Albania dhe është kontrolli i detajuar i të gjithë paramatrave të makinës duke ju ofruar një formular që tregon të gjitha detajet e makinës për t’i ofruar një arsye më shumë blerësit tuaj potencial. Ky kontroll është i rëndësishëm, sepse ofron një siguri shtesë për cilësinë e automjetit që ata po blejnë. Kontrolli i mjetit përmban informacione të rëndësishme si: gjendjen e përgjithshme të automjetit, kilometrazhin, historikun e kujdesit dhe mirëmbajtjes, si dhe informacione për gjendjen e pjesëve kryesore të automjetit. Ky kontroll është i dobishëm për blerësit që duan të sigurohen se po blejnë një automjet me cilësi të mirë dhe që do t’i shërbejë nevojave të tyre për një kohë të gjatë.

Feature Screenshots

Disa imazhe digjitale të funksionalitetit.

Home
Search
Detajet e makines
Detajet e makines – 2
5 Filter
Profili
Prenoto check up
Prenoto check up – 2
9 Regjistro automjet

FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Po, blerja dhe shitja e makinave në aplikacionin tonë është e sigurt. Ne kemi zbatuar disa masa për të mbrojtur blerësit dhe shitësit, nëpermjet verifikimit të identitetit për çdo përdorues.

Hapat janë të thjeshtë:
– Kliko te Garazhi im.
– Kliko “Shto automjet“.
– Përshkruaj të dhënat e mjetit.
– Ngarko foto të makinës tënde.
– Regjistro automjetin.
– Publikoje dhe është gati!

Nëpërmjet filtrimit ju mund të zgjidhni markën, modelin, vitin dhe çmimin.

Automjeti i kontrolluar nga Porsche Albania shoqërohet me një raport verifikimi për gjendjen aktuale të mjetit për markat Audi, Volkswagen, Skoda, Seat.

Mjafton të shfletoni në fund të faqes “Makina të përdorura” dhe të klikoni ikonën “Prenoto kontrollin“ apo të klikoni “Garazhi im“ ku do të gjeni mundësinë e prenotimit të kontrollit dhe të plotësoni të dhënat e mjetit për të vazhduar me rezervimin.

Jo, ky kontroll mund të kryhet nëse dëshironi të informoni blerësit dhe tú ofroni garanci mbi gjendjen e mjetit tuaj.

Çdo listim shoqërohet nga kontaktet e zotëruesit të makinës.

“Makina të përdorura“ nuk mban asnjë komision për sherbimin e ofruar.

Aplikacioni “Makina Ime” është krijuar që prej vitit 2015 nga Porsche Albania,
kompania më prestigjoze në tregun automobilistik shqiptar,
me fokusin kryesor tek konsumatori,
lëvizshmëria dhe gjithë informacioni i nevojshëm që lidhet me të.

Zyra qendrore e shoqërisë në Shqipëri:

TIRANE AUT. TIRANE-DURRES KM 3 – MEZEZ

(+355) 04 240 74 30 makinaime@porsche.al

Na ndiqni në: